Bota

Ndodhi dhe kjo, luanët e detit dalin në breg dhe vrapojnë pas njerëzve, panik tek pushuesit

Kujdestarët e plazhit ishin në gatishmëri në ujë, duke u siguruar që askush të mos lëndohej dhe luanët e detit të gjenin lehtësisht rrugën për në det. 

11 Korrik 2022, 08:26 Nga e.k
Ndodhi dhe kjo, luanët e detit dalin në breg dhe vrapojnë pas
Momenti kur luanët e detit vrapojnë pas njerëzve

SHBA- Dy luanë të detit  shkaktuan bujë dhe panik  kur u shfqen në një plazh në zonën La Jolla të San Diegos dhe filluan të vrapojnë pas njerëzve. Kujdestarët e plazhit ishin në gatishmëri në ujë, duke u siguruar që askush të mos lëndohej dhe luanët e detit të gjenin lehtësisht rrugën për në det. 

Sipas mediave të huaja, shkencëtarët besojnë se luanët e detit vuajnë nga mungesa e gjahut natyror , duke i detyruar nënat që ushqehen me gji të kërkojnë ushqim në det. Ndërprerja e zinxhirit ushqimor rreth kolonive kryesore të gjitarëve detarë besohet të jetë shkaktuar nga rritja e temperaturave të ujit, të cilat nga ana tjetër shkaktohen nga erërat jashtëzakonisht të lehta përgjatë bregut perëndimor.

shba california

Sondazh

Poll