Bota

Nga Macron te Biden! Politikanët e përfshirë në skandalin e “Uber”

Kompania dyshohet se kërkoi të fitonte mbështetje duke kërkuar ndihmë në: kryeministra, presidentë, miliarderë, oligarkë dhe manjatë të medias

11 Korrik 2022, 08:19 Nga A.B
Nga Macron te Biden! Politikanët e përfshirë në skandalin e
Macron

SHBA- Presidenti Emmanuel Macron dyshohet se ka lobuar ndërsa ishte Ministër i Ekonomisë, midis 2014 dhe 2016, për të favorizuar grupin Uber në Francë.

Kjo u raportua nga “Guardian”, i cili disponon mijëra dokumente dhe emaile konfidenciale në një hetim të riemërtuar Uber, dosjet.

Bashkëthemeluesi i kompanisë, Travis Kalanick kërkonte mbështetjen e liderëve të njohur si Emmanuel Macron kur ishte ministër i ekonomisë dhe ish-komisionerja evropiane Neelie Kroes. Më shumë se 124,000 dokumentet e brendshme të marra nga Guardian mbulojnë një periudhë pesëvjeçare, në të cilën Uber drejtohej nga Kalanick, i cili më pas u detyrua të jepte dorëheqjen në 2017 nga aksionerët.

Kompania dyshohet se kërkoi të fitonte mbështetje duke kërkuar ndihmë në: kryeministra, presidentë, miliarderë, oligarkë dhe manjatë të medias. Macron ka dhënë “ndihmë spektakolare”, sipas asaj që del nga dokumentet.

Sipas dokumeteve të 'The Guardian', Macron pranoi të punonte me kompaninë për të reformuar ligjet e sektorit. Ai nënshkroi një dekret që lehtësonte kërkesat për licencim të drejtuesve të shërbimit të transportit privat. Dosjet zbulojnë gjithashtu dhe përfshirjen e Joe Biden, kur ai ishte nënpresident i Shteteve të Bashkuara.

'The Guardian' ka zbuluar skandalin me kompaninë Uber. Me qindra dosje që tregojnë sesi Uber, një prej kompanive më të mëdha të shërbimit taksi në botë, ka korruptuar politikanët kryesorë të arenës ndërkombëtare dhe sesa larg ka shkuar kompania për të shmangur drejtësinë kanë rënë në duart e mediave. Ato tregojnë ndihmën e gjerë që Uber mori nga liderë si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja e BE-së Neelie Kroes. Gjithashtu, tregohet madje se si ish-shefi i firmës së taksive urdhëroi përdorimin e një mekanizmi që fshinte të dhënat në mënyrë arbitrare për të mbajtur policinë larg aksesimit të kompjuterëve.

skandali me kompanine uber

Sondazh

Poll