Bota

Tronditëse, vjehrri abuzonte seksualisht nusen e djalit

Në Kosovë vjehrri ka përdhunuar nusen e mitur të djalit të tij gjatë kohës ku ky i fundit nuk ishte në shtëpi.

11 Korrik 2022, 07:35 Nga s.s
Tronditëse, vjehrri abuzonte seksualisht nusen e djalit
Përdhunim

KOSOVË- Një ngjarje tronditëse përdhunimi ka ndodhur në fshatin Plemetin, Kosovë, ku vjehrri abuzonte seksualisht me nusen e djalit gjatë kohës ku ky i fundit nuk ishte në shtëpi.

Rastin e ka denoncuar nëna e viktimës në polici, ndërsa përmes policia raportuan se tashmë është bërë ekzaminimi i vajzës.

Shtëpia e cila ia kishte hapur dyert nuses së mitur, u bë edhe vend përdhunimi për të. Burimet e RTV Dukagjinit thonë se dhunuesi është vjehrri i saj, edhe pse e mitura nuk kishte guxuar ta raportonte në Polici.

Në raportimin e policisë thuhej: “Viktima femër e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar”.

perdhunim kosove

Sondazh

Poll