Aktualitet

Burrel/ Qytetarët në protestë kundër qeverisë: Taksat i paguajmë rregullisht, s’kemi rrugë

2 Shkurt 2019, 17:56 Nga DOSJA
Burrel/ Qytetarët në protestë kundër qeverisë: Taksat i

BURREL- Qytetarë të shumtë kanë marshuar ditën e sotme për gati 30 minuta në këmbë, për të protestuar në kryqëzimin e urës së Matit, në dalje të qytetit. Të shumtë në numër ata bllokuan për më shumë se 1 orë rrugën nacionale në shenjë proteste ndaj qeverisë, e cila sipas tyre po e varfëron gjithnjë e më shumë qytetarin shqiptar.

Rritja e çmimeve, papunësia, largimi i të rinjve jashtë vendit, falimentimi i bizneseve, si  dhe infrastruktura e munguar,kanë qenë disa nga arsyet që qytetarët janë detyruar të dalin në rrugë e sheshe. Kjo ishte protesta e parë,  e cila do të startojë edhe me valën e protestave në rrethe, për të kulmuar më 16 shkurt në Tiranë.

Qytetari: “Jemi mbledhur për një rrugë që ende nuk ka sot Mati, taksat i merr shteti rregullisht, po si mund ti paguajmë kur s’kemi rrugë? Kjo rrugë duhet të ishtë bërë me kohë nga qeveria”.

Qytetari: “Unë protestoj me krenari për një pasuri që ka mbërthyer sot shtetin shqiptar, dhe do ti bëj thirrje Amerikës, BE-së duaje këtë popull shqiptar, por mos e le nën hijen e kriminelëve që kanë mbushur tempullin e parlamentit me kriminelë dhe hajdutë”. 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet burrel mungesa e infrastruktures protesta e qytetareve rritja e çmimeve rritja e taksave varferia qytetareve burrel mungesa e infrastruktures protesta e qytetareve rritja e çmimeve rritja e taksave varferia qytetareve

Sondazh

Poll