Aktualitet

"Do të fus bombën"/ Kërcënoi Krajën, pushohen hetimet për të riun: Vuan nga bipolariteti

24-vjeçari kërcënoi në Twitterin e Ambasadës Amerikane kreun e SPAK, Arben Kraja dhe referimi u krye nga agjensia e antiterrorit në Tiranë.

9 Korrik 2022, 15:16 Nga F.M
"Do të fus bombën"/ Kërcënoi Krajën, pushohen
Arben Kraja

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për një 24-vjeçar që ka kërcënuar kreun e Prokurorisë zsë Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja. TopChannel shkruan se pas një hetimi instesiv, prokuroria ka kërkuar në gjykatë pushimin e çështjes, pasi akteskpertiza vërtetoi se i riu vuan nga çrregullimi bipolar.

24-vjeçari kërcënoi në Twitterin e Ambasadës Amerikane kreun e SPAK, Arben Kraja dhe referimi u krye nga agjensia e antiterrorit në Tiranë.

“Do të fus bombën në gojë ty dhe do t’i bie familjarët në arkëmort nëse nuk vazhdon të mos veprosh ndaj SHISH”– shkruante 24-vjeçari në Twitterin e ambasadës të publikuar në datën 25 tetor 2021, gjë që u vlerësua si një kërcënim për shefin e SPAK.

Nën dyshimet se ky person kishte vepruar edhe herë të tjera në rrjetet sociale antiterrori i kërkoi prokurorisë ta hetojë për kanosje për shkak të detyrës. Megjithatë një aktekspertizë e mjekësisë ligjore vërtetoi problemet e shëndetit mendor të të riut që lidhen me dëmtimin e sferës të të perceptuarit.

I riu përsëriti para prokurorisë se kërkonte që shërbimi sekret vendas të hetohej nga SPAK dhe BKH.

"Jam kundër marrjes së kësaj dëshmie nga vartësit e Gledis Nanos që më herët ka dashur të më arrestojë kur ishte në krye të antiterrorit,"- thotë ai. 

Dosja për pushimin e hetimeve është dorëzuar në gjykatën e Tiranës dhe nuk është hedhur ende në short, prej nga ky gjyqtari do vendosë nëse do ta pushojë apo do ta kthejë pas për hetime të mëtejshme.

arben kraja kercenohet arben kraja prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll