Aktualitet

Jahti në Durrës, Tomorri-Ramës: Jemi kontrabandistë të vegjël që shesim naftë të lirë për botën

Gazetari Klodian Tomorri deklaron se vendi ynë nuk është kampion i turizmit në Ballkan siç deklaron kryeministri Edi Rama por është kontrabandist i vogël që shet naftë të lirë për jahtexhinjtë e botës. 

9 Korrik 2022, 13:44 Nga DOSJA
Jahti në Durrës, Tomorri-Ramës: Jemi kontrabandistë të
Edi Rama dhe Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari i Ekonomisë, Klodian Tomorri ka komentuar postimin e kryeministrit Edi Rama për jahtin e themeluesit të Whatssap në Durrës dhe arsyen se përse ky i fundit u paraqit në brigjet shqiptare. Përmes një postimi, Tomorri thotë se kryeministri nis ditën me këtë lajmërim mirëpo jahti nuk qëndroi as 1 orë në brigjet tona. Sipas tij, jahti u mbush me serbator me qindra mijë litra naftë pa taksa e më pas është nisur në drejtim të Kroacisë. Me ironi, ai thotë se themeluesi as nuk tentoi që të shikonte qytetin e as që të blinte qoftë dhe një sufllaqe. Gazetari shton se vendi ynë nuk është kampion i turizmit në Ballkan por është kontrabandist i vogël që shet naftë të lirë për jahtexhinjtë e botës. 

POSTIMI I KLODIAN TOMORRIT:

Kur vendi behet totalisht qesharak, kryeministri e nis diten duke njoftuar popullin se ne Durres erdhi jahti i themeluesit te Whatsapp. Nga fillimi i sezonit kane qene te shumte jahtet dhe krocerat qe jane ankoruar ne brigjet shqiptare- thote kryeministri- dhe kjo tregon se Shqiperia po behet kampione e turizmit ne ballkan. As nje ore pasi perfundoi mbushjen e serbatorit me qindra mije litra nafte pa taksa, jahti u nis ne Kroaci. Pronari i jahtit fitoi me shume se 1 milione euro ndoshta, por ne Durres nuk denjoi te blinte as ndonje sufllaqe per marinaret. Ja mbathi ne Kroaci.Pra, per ta permbledhur kete njoftimin e kryeministrit; Ne nuk jemi kampionet e turizmit ne Ballkan, thjesht jemi ca kontrabandiste te vegjel, qe shesim nafte te lire per jahtexhinjte e te gjithe botes, ndersa qytetareve u rrasim shkopin e trashe te bordit. Nejse, filozofi zhvillimi eshte dhe kjo.

Jahti 400 milionë eurosh i themeluesit të WhatsApp-it, miliarderit 46-vjeçar Jan Koum u ankorua në Durrës dy ditë më parë. Superjahti ”Moonrise” është në pronësi të Koum. 

klodian tomorri edi rama

Sondazh

Poll