Aktualitet

Masakra e Çoles/ U kapën dy ditë më parë, jepet masa e sigurisë për Ani dhe Elton Begajn

Për Elton Begajn është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa Ani Begaj me vendim të formës së prerë të prokurorisë i dënuar me 35 vite burgim është njohur me dënimin e tij.

9 Korrik 2022, 10:53 Nga A.B
Masakra e Çoles/ U kapën dy ditë më parë, jepet masa
Momenti i arrestimit te Ani Begajt

VLORË- Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për Ani Begajn dhe Elton Begajn. Seanca nisi në orën 10:00 dhe përfundoi pak minuta më parë.  Për dy të arrestuarit si rrjedhojë e operacionit “Chasing” ku u arrestuan Ani Begaj përgjegjës për masakrën e Coles dhe Elton Begaj, gjykata ka vendosur t'i lërë në burg. Për Elton Begajn është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa Ani Begaj me vendim të formës së prerë të prokurorisë i dënuar me 35 vite burgim është njohur me dënimin e tij.

Ani Begaj u arrestua dy ditë më parë në Vlorë, pasi u gjet në një mjet së bashku me një person tjetër. I shumëkërkuari tentoi të arratisej mirëpo u vu në pranga pas disa minutash ndjekje nga forcat 'Shqiponja'.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

elton begaj ani begaj

Sondazh

Poll