Politike

VD-'U bë qesharake'/ Balla për protestën e Berishës: Ja mblodhi 7-8 mijë veta. Kujt i shërbeu?

Balla u shpreh se historia e protestës është bërë qesharake pasi si përfundim nuk i shërben asnjeriu.

9 Korrik 2022, 10:56 Nga A.B
VD-'U bë qesharake'/ Balla për protestën e
Taulant Balla

FIER- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar edhe një herë tjetër protestën e Partisë Demokratike e cila u mbajt ditën e enjte në Tiranë. Nga Fieri, Balla u shpreh se historia e protestës është bërë qesharake pasi si përfundim nuk i shërben asnjeriu. Ai deklaroi se Berisha mblodhi në shesh 7 ose 8 mijë veta të cilët kërkuan ndryshim kursi. 

'Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh edhe thotë ndryshimi i kursit të kujt? të tyre? Eshtë puna e tyre. Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA, në vendin më pro amerikan, sic eshte Shqipëeria. Mirënjohje më të madhe ndaj shba se jemi dhe në 100 vjetorin e marrdhëniëve diplomatike, në krye të PD është një non grata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë.'- u shpreh Balla.

Partia Demokratike zhvilloi dy ditë më parë një protestë masive në Tiranë. Mijëra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 21:00 me fjalën e vetë kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit e shpalli armik kryeministrin Edi Rama dhe u betua mbi flamurin kuqezi se nuk do t’ia falte pushtetin dhe votat e vjedhura nga shqiptarët.

taulant balla

Sondazh

Poll