Politike

Erion Braçe tregon HISTORINË: Berisha më bëri vrasës, tha se hodha një grua nga kati i 5

Me ironi, socialisti tha se përmasat e tij trupore nuk e lejonin që të kryente lëvizje të tilla. 

8 Korrik 2022, 22:31 Nga k.m.
Erion Braçe tregon HISTORINË: Berisha më bëri vrasës,
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka treguar se ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar si vrasës, në kohën që PS-ja ishte në opozitë. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Braçe tha se kryedemokrati e ka akuzuar sikur kishte hedhur një grua nga kati i pestë, ku gruaja kishte vdekur. Me ironi, socialisti tha se përmasat e tij trupore nuk e lejonin që të kryente lëvizje të tilla. 

PJESë NGA BISEDA: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

Cili nga politikanët të ka kërcënuar kur ke qenë në opozitë?

Braçe drejton gishtin tek fotoja e Berishës: Unë kisha vrarë njërën. Është shumë interesante. U çua një herë në parlament dhe unë rrija në rresht të dytë a të tretë dhe ai mu drejtua duke thënë : ai ka vrarë njerëz, ka vrarë filanen.  I thashë unë “si e vrava”? E morën nga kati i dytë e ngjitën në katin e pestë dhe e hodhën nga dritarja dhe ajo vdiq. I thashë të kishe gjetur një që peshon më pak se sa unë se nuk e ngre dot. Filmin e bën ai nuk e bëj unë.

erion braçe

Sondazh

Poll