Politike

VD-Protesta e Berishës, Balla: E organizuar keq, komentin e Baton Haxhiut nuk e marr seriozisht

Balla e quan protestën e Sali Berishës të organizuar keq e se ai është organizues më i mirë.

8 Korrik 2022, 14:41 Nga A.B
VD-Protesta e Berishës, Balla: E organizuar keq, komentin e Baton Haxhiut
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla e quan protestën e Sali Berishës të organizuar keq e se ai është organizues më i mirë. Për gazetarët, Balla u pyet dhe në lidhje me komentin e analistit, Baton Haxhiut. Ai tha se komentet e këtij të fundit nuk i merr asnjëherë seriozisht.

'Nuk e kuptova, e ka komentuar, Baton Haxhiu. A, po. Unë Batonin nuk e kam marrë kurrë seriozisht, ajo do jetë e kundërta. Në koment me pyetje në lidhje me non gratëa Sali Berisha. Sot kemi pranuar kërkesën e 15 deputetëve se nuk ishte firma e Sali Berishës brenda, nëse do ishte firma nuk do e kishim pranuar. Kjo qasje do të vazhdojë gjithmonë. Ka një standart, non grata është Sali Berisha. Sa të jem unë kreu i grupit të PS nuk do të votohet në kuvendin e Shqipërisë. Unë nuk hyj në komente të organizimit të protestave se jam një organizator i mirë i aktivitetesh të mëdha politike. Më duken të organizara keq. '- tha Balla. 

Analisti Baton Haxhiu deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se i jep dorën Sali Berishës për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në protestë.

taulant balla baton haxhiu

Sondazh

Poll