Politike

'Veliaj-paradoksi'/ Leja e pakërkuar dhe mungesa e cicërimës për pastrimin e "zhulit" pas proteste

Edhe pse në çdo protestë të organizuar nga Partia Demokratike në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, Veliaj shpërndante fotot nga aksioni i pastrimit të "zhulit" të protestuesve, kësaj here nuk pasuar asnjë koment. 

8 Korrik 2022, 12:55 Nga f.g

'Veliaj-paradoksi'/ Leja e pakërkuar dhe mungesa e

TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e vetëbëri veten protagonist edhe dje në protestën e 7 korrikut kur disa orë përpara tubimit deklaroi se një grup vartësish i kishin marrë opinionin se a duhet të lejohej Sali Berisha të protestonte. Edhe pse Veliaj në lejimin për organizimin e tubimeve ka në dorë vetëm çelësat e kashtës, pasi për protestat leja merret pranë drejtorisë së Policisë Tiranë, në mënyrë të habitshme dhe të pakërkuar, tha se kishte dhënë leje. 

Kur më pyetën, kryetar a do t’i japim leje Saliut për të protestuar? Për një sekondë mendova se Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush kemi shpëtuar, ka nevojë t’i shohë në shesh, ka nevojë të shohë Nard Ndokën – se mund të ishte ai Ministri i Shëndetësisë; ka nevojë të shohë Fatmir Mediun, se mund të ishte ai në vend të Niko Peleshit e të na hidhe në erë këtu. Ndaj u thashë se lejen duhet t’ia japim menjëherë sepse njerëzit kanë nevojë të kujtohen se nga çfarë kanë shpëtuar, se kush ka qeverisur këtë vend dhe në çfarë derexheje do të ishim sikur tërmeti dhe pandemia të ishte në duart e tyre. Duhet që njerëzve t’u freskohet kujtesa, të kujtojnë në çfarë mysybeti kemi qenë dhe sa larg kemi ecur me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste.

Por pavarësisht se deklaroi se ai dhe bashkia e tij japin leje të pakërkuar për një protestë, kur puna vjen për të pastruar bashkia e Veliajt nuk ndihet fare. Edhe pse në çdo protestë të organizuar nga Partia Demokratike në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, Veliaj shpërndante fotot nga aksioni i pastrimit të "zhulit" të protestuesve, kësaj here nuk pasuar asnjë koment. 

Shembull i reagimit të Veliajt për protestën e PD, maj 2019

'Veliaj-paradoksi'/ Leja e pakërkuar dhe mungesa e

Nëse nuk do të jepte lejen e pakërkuar me shumë mundësi as ne nuk do të vinim re mungesën e reagimit të pastrimit, por gjithsesi në listën e gjërave që janë të panevojshme por që i ke gjithmonë aty, tashmë kanë hyrë edhe lejet e Veliajt. 

erion veliaj protesta e pd 7 korrik 2022 sali berisha

Sondazh

Poll