Bota

Në kampin treditor në Siçili, për çfarë po diskutojnë personazhet e famshëm në Itali?

1 Gusht 2019, 09:58 Nga DOSJA
Në kampin treditor në Siçili, për çfarë po

ITALI- Personazhet më të pasur dhe të famshëm të botës janë mbledhur në Itali, për të folur mbi shpëtimin e tokës, dhe ndryshimeve globale që po ndodhin në të.

“Lista A” përfshin emrat e njohur si, ish-Presidentin Barack Obama, Princin Harry, Leonardo DiCaprio dhe Katy Perry,  në bregdetin Siçilian për një “mega-party” që ata e quanin “Google Camp.”

Udhëtimi i tyre treditor po përqendrohet në luftimin e ndryshimit të klimës, megjithëse nuk është e ditur akoma sesa kohë do të kalojnë duke diskutuar për efektin që ata do të japin në mjedis.

Gjithçka ka të bëjë me ngrohjen globale, kjo është tema kryesore e këtij vit,” tha një burim për The Post.

Kampi i tyre tre-ditor i verës do t’i kushtojë gjigantit “Google”rreth 20 milion dollarë.

Shumë nga të ftuarit, përfshirë Obamën dhe DiCaprio, i cili është i angazhuar në të tilla tema, e kanë përshkruar ngrohjen globale si kërcënimin më të madh për brezat e ardhshëm.

Por sipas raporteve të shtypit italian, të pranishmit pritej të shfaqeshin në 114 avionë privatë.

The Post raportoi se 114 vende të klasit të parë nga Los Angeles në Palermo të Italisë, ku do të fluturojnë pjestarët e Kampit, do të shpërndanin 784,000 kilogramë dioksid karboni  në ajër.

Google Camp është menduar të jetë një vend ku njerëzit me vullnet të plotë të mblidhen së bashku për të diskutuar se si ta mbrojnë botën më mirë,” thotë një nga reporterët e The Post.

“Ka të ngjarë të ketë diskutime për intimitetin në internet, politikën, të drejtat e njeriut dhe natyrisht mjedisin. Kjo ngjarje kërkon 114 avionë privatë për t’u realizuar.”-thonë pjestarët e këtij Kampi.

Të pranishmit paguajnë për udhëtimet e tyre në Siçili, por më pas Google e vendos faturën për gjithçka në Resortin “Verdura”, i cili raportohet se përmban dy kurse golfi dhe ku dhomat fillojnë me 903 dollarë një natë.

Burimet tregojnë për The Post se të ftuarit ishin ftuar personalisht nga themeluesit e “Google” Larry Page dhe Sergey Brin.

Marrë dhe përshtatur nga Pagesix

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota barack obama google katy perry leonardo di caprio princin harry barack obama google katy perry leonardo di caprio princin harry

Sondazh

Poll