Bota

VIDEO/ Tsunami artificial në pishinë, plagosi 44 persona në Kinë

1 Gusht 2019, 09:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Tsunami artificial në pishinë, plagosi 44 persona në

KINË- Janë plagosur të patën 44 persona nga një tsunam artifiacial në Parkun “Yulong Shuiyun” në Kinën veriore të dielën e kaluar.

Nga video të bërë virale në mediat sociale, dallohet qartë forca e ujit që ka marrë para qindra njerëz duke lënë të lënduar shumë prej tyre.

Ishte një makineri përkatëse që ka ngritur kaq lartë një valë uji, që ka frikësuar shumë të gjithë njerëzit që po pushonin të dielën në pishina.

Water world Tsunami injuring many in Yanbian, Manchuria. The operator got drunk and turned the wave magnitude to maximum level. pic.twitter.com/PjKTBelPRA

— Augustus Manchurius Borealis (@1984to1776) July 30, 2019

Kjo lloj vale ishte realizuar edhe herët  e tjera, por herën e fundit diçka ka ndodhur gabim që ka shtuar forcën e ujit.

Pavarësisht se shumë njerëzit dinin të notonin, të paktën 44 persona kanë mbetur të lënduar.

Në këtë pishinë kishte të rritur e fëmijë, prandaj vala e madhe e ujit ka frikësuar të gjithë sa dëgjoheshin britma të mëdha.

Valët e ujit kaluan edhe disa metra larg pishinës, duke rrëzuar përtokë edhe njerëzit që po kalonin aty pranë.

Autoritet kanë thënë se kjo ndodhi si shkak i mos funksionimit të rregullt të makinerisë.

Marrë dhe përshtatur nga Independent

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kine lendohen 44 persona tsunam artificial kine lendohen 44 persona tsunam artificial

Sondazh

Poll