Bota

Plas sherri në Itali/ Policia argëton djalin e Salvinit, Ministri kërkon falje publike

1 Gusht 2019, 08:06 Nga DOSJA
Plas sherri në Itali/ Policia argëton djalin e Salvinit, Ministri

MILANO- Vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes ministri i brendshëm italian, Mateo Salvini edhe gjatë këtij sezoni veror.

Salvini është përballur sërish me kritika, si shkak i një përplasje me policët teksa po pushonte me familjen e tij në Milano Marittima.

Në një moment, policia ka marrë një motor uji dhe ka shtëtitur djalin e Salvinit, Fredericon.

Të gjitha këto momente janë rregjisturar  nga një reporter në plazhin e Marittimas, por është vënë re që dy persona kanë larguar me forcë reporterin teksa po ruante këtë video.

Në mënyrë që mos zbulohej emri i djalit të Salvinit, policët kanë kundërshtuar duke mos pranuar se në motorin e ujit që bënin xhiro të ketë qenë dhe djali i Salvinit, pasi ata gjatë gjithë kohës janë munduar ta mbulojnë Fredericon për të mos u dukur.

Por pasi vidoeja u bë virale dhe u kuptua që në motor me policin ishte djali i Salvinit, ka qenë vetë ministri që ka këkruar falje publike, duke thënë se faji është i tij dhe i policisë.

“Gabimi im si baba, asnjë përgjegjësi nuk duhet t’i jepet policëve, të cilët përkundrazi i falënderoj sepse çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për vendin tonë “.– ka thënë ai.

Ky ka qenë rast, që nuk është  humbur nga partitë  e opozitës të cilat  e sulmuan ministrin e brendshëm: “Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë tonë dhe të mos argëtojë familjen e salvinit”, u shpreh Emmanuel Fiano.

Marrë nga Larepubblica

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni djali i salvinit kritikohet policia italiane djali i salvinit kritikohet policia italiane

Sondazh

Poll