Bota

Vdes djali i shumëkërkuar i Osama Bin Laden-it, SHBA ofroi 1 milionë dollarë për ata që kishin informacion për të

1 Gusht 2019, 05:32 Nga DOSJA
Vdes djali i shumëkërkuar i Osama Bin Laden-it, SHBA ofroi 1

SHBA- Djali i Osama Bin Laden, Hamza Bin Laden ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen shumë detaje për këtë vdekje por flitet se ai është vrarë në një operacion që është zhvilluar në dy ditët e fundit.

Në fillim të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit e quajti Hamza Bin Laden, i një udhëheqës “në zhvillim” për  grupin terrorist Al Qaeda, duke ofruar një shpërblim prej milion dollarësh për këdo që jepte informacionin që të çonte në kapjen e tij.

“New York Times”, duke përmendur dy zyrtarë amerikanë shkruan: “Qeveria e Shteteve të Bashkuara kishte një rol në operacionin që vrau të riun zotin bin Laden, por nuk ishte e qartë saktësisht se cili ishte ai rol”.

Kush është Hamza bin Laden?

Hamza Bin Laden është 30 vjeç dhe  u cilësua zyrtarisht nga SHBA  dy vite më parë,  si terrorist.

Departamenti Amerikan i Shtetit  ka raportuar ai u martua me vajzën e Mohammed Atta, i cili rrëmbeu një nga katër avionët që u përdorën  në sulmet e vitit 2001.

Mendohet se ai ka qenë djali i tij i preferuar, i Osama Bin Ladenit dhe ky i fundit donte ta vendoste edhe si udhëheqësin e al-Qaeda-s. (lexo këtu)

Burimi: CCN

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hamza bin laden osama bin laden vdes djali i terroristit hamza bin laden osama bin laden vdes djali i terroristit

Sondazh

Poll