Bota

E pazakontë në Kinë, vogëlushi bie nga kati i 6-të, shpëtohet mrekullisht nga fqinjët (Video)

31 Korrik 2019, 17:48 Nga DOSJA
E pazakontë në Kinë, vogëlushi bie nga kati i 6-të,

KINË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë. Një vogëlush tre-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit ku banon.  Prindërit e kishin lënë vetëm në shtëpi dhe vogëlushi kishte dalë në ballkon.

Fatmirësisht, djalin e vogël e kishin vërë re banorët përreth, të cilët menduan mënyrën më të shpejtë për ta shpëtuar, duke e pritur poshtë me batanije.

Ndërsa, një prej banorëve përshkruan momentin kur pa djalin, duke u varur në ballkon.

Teksa po shihja lart, vura re një fëmijë që po varej në ballkon. Reagimi im i parë ishte të gjeja dicka për ta kapur. Mendova të nxitoja dhe ta prisja me duart e mia, por kjo nuk do të funksiononte”, thanë fqinjët.

Banorët arritën ta shpëtonin fëmijën, duke e pritur me një batanije të madhe. Një prej fqinjëve e coi vogëlushin në spital dhe raportohet se nuk kishte pësuar asnjë dëmtim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota femija bie nga ballkoni kine femija bie nga ballkoni kine

Sondazh

Poll