Bota

Ndizen tensionet/ SHBA kërkon nga Gjermania ndihmë, për misionin Hormuz

1 Gusht 2019, 09:29 Nga DOSJA
Ndizen tensionet/ SHBA kërkon nga Gjermania ndihmë, për misionin

SHBA -Nuk kanë të ndalur tensionet mes Iranit, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Gjermanisë që të bahkohen në misionin me Francën dhe Anglinë në Hormuz.

Kjo kërkesë e SHBA-së vjen pasi forcat iraniane kapën një tanker britanik.

“Ne kemi kërkuar zyrtarisht Gjermaninë të bashkohet me Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar në sigurimin e ngushticës së Hormuzit dhe për të luftuar agresionin iranian,” tha zëdhënësi i ambasadës amerikane Tamara Sternberg-Greller në një prononcim për AFP.

Gjermania ka hezituar ndihmojë me foracat e saj ushtarake në Gjirin. Politikanët dhe zyrtarët atje kanë frikë se një mision detar mund të përshkallëzojë tensionet me Iranin dhe potencialisht të fillojë një konflikt.

Tendosja midis Uashingtonit dhe Teheranit, e vendosur me vendimin e Trump-it vitin e kaluar për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit 2015 dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike për Teheranin, kanë ndezur tensionet mes tyre.

Ndërkohë Irani e quan e provokim shoqërimin e çisternave, duke thënë se shumë shpjet do ketë lëvizje që do kundërshtojnë provokimet e çdo vendi.

Marrë dhe përshtatur nga Thehill

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota iran misioni hormuzit shba i kekron ndihme gjermansie iran misioni hormuzit shba i kekron ndihme gjermansie

Sondazh

Poll