Bota

Zbulohet skema korruptive, prodhuan ilegalisht 11 milion veshje anticovid në Shqipëri, sekuestrohen 43 mln euro pasuri

Sipas gjyqtarit hetues të Gjykatës së Pratos, i cili urdhëroi arrestimin e tyre, dy vëllezërit  ishin “pronarët aktualë” të Konsorciumit GAP, me qendër në Romë, por pronare ishte Cristiana Ferraciula, shtëpiake nga Ladispoli dhe e vënë nën hetim.

8 Korrik 2022, 13:29 Nga e.k
Zbulohet skema korruptive, prodhuan ilegalisht 11 milion  veshje anticovid
Foto ilustruese

ITALI- Dy vëllezër Samuele dhe Massimiiano Piccolo kanë përfunduar në prangat e policisë italiane për akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të furnizimeve publike. Sipas mediave italiane vëllezërit Samuele dhe Massimiliano Piccolo, ishin përgjegjësit e grupit “GAP” me seli në Romë,  i cili në nëntor të 2020 kishte fituar tenderin nga komisari i jashtëzakonshëm për emergjencën pandemike në Itali, për prodhimin e 11 milionë veshjesh  një përdorimshe shëndetësore anti Covid.

Sipas gjyqtarit hetues të Gjykatës së Pratos, i cili urdhëroi arrestimin e tyre, dy vëllezërit  ishin “pronarët aktualë” të Konsorciumit GAP, me qendër në Romë, por pronare ishte Cristiana Ferraciula, shtëpiake nga Ladispoli dhe e vënë nën hetim. Deri më 23 shkurt 2021, aksionerja e vetme e “GAP” ishte Laura Tamburelli, gruaja e Samuele Piccolo. Janë 32 persona të vënë nën hetim dhe këtij konsorciumi i janë sekuestruar rreth 43.2 milionë euro pasuri.

Hetimet për kostumet Covid të prodhuara në Shqipëri

Sipas hetimeve të bëra nga Prokuroria Publike, veshjet prodhoheshin me pëlhura të tjera ndryshe nga ato të certifikuara dhe, megjithëse Konsorciumi Gap ishte i lidhur kontraktualisht me Made in Italy, ata i kishin prodhuar në Shqipëri. Përpara importimit të tyre në Itali, u hiqnin etiketat, për të mos pasur dijeni për shkeljen e kontratës, 1,918,000 kostume anticovid përfunduan në ASL Roma 2, me çmimin 6, 10 euro secila.

Të dyshuarit dhe emailet që çuan në arrestimin e tyre

Policia ka çuar në hetim dhe 32 persona të tjerë të cilët ishin koshient se për të bërë porosi duhet të lidheshin me vëllezërit Piccolo, që ishin dhe menaxherët de facto të gjithë hartimit të planit që çuan në 40 milion euro fitim.

"Ai nuk duket askund, por është pronari ai është shefi", tha një nga dëshmitarët.

Dy vëllezërit gjatë bisedave të bëra me njëri tjetrin e dinin për rreziqet që kishin marrë përsipër.

“Unë di vetëm se jemi ulur në një tenxhere me presion dhe së shpejti del i gjithë avulli dhe ne digjemi”, shkruanin ata.

Nga e-mailet e sekuestruara nga policia doli se të gjitha komunikimet më të rëndësishme si oferta dërguar Invitalia  për dhënien e kontratës ishin përcjellë në llogaritë personale të vëllezërve.

itali

Sondazh

Poll