Bota

"Ishte mik i mrekullueshëm i Kosovës", Kurti dhe Osmani shprehin ngushëlimet për vdekjen e ish-kryeministrit japonez

Gjatë ditës edhe presidentja Vjsa Osmani gjithashtu shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e Abe ku u shpreh se ai luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni.

8 Korrik 2022, 12:54 Nga d.a.
"Ishte mik i mrekullueshëm i Kosovës", Kurti dhe Osmani
Shinzo Abe

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe të cilin ai e quajti një mik të mrekullueshëm të Kosovës.

Jemi të pikëlluar dhe të shokuar nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”.-shkroi Kurti.

Gjatë ditës edhe presidentja Vjsa Osmani gjithashtu shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e Abe ku u shpreh se ai luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni.

Shinzo Abe u vra gjatë një takimi elektoral, ku vrasësi e qëlloi pas shpine duke e lënë të vdekur. Ai u dërgua fillimisht në spital për ndërroi jetën më vonë për shkak të plagëve të marra.

qellohet shinzo abe albin kurti per abe atentat ish-kryeministrit japonez

Sondazh

Poll