Bota

Propozimi francez shkon në Kuvend, në vend të protestave sot bllokohen disa akse rrugore

Vendimi është marrë dje nga Qeveria në seancë, pasi ka shqyrtuar informacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për propozimin, i cili ka mbërritur në Kuvend, por seanca ende nuk është caktuar.

8 Korrik 2022, 12:36 Nga d.a.
Propozimi francez shkon në Kuvend, në vend të protestave sot
Protesta ne Shkup

MAQEDONIA E VERIUT- Propozimi për negociatat të Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e prezantuar nga Presidenca franceze e Unionit, i është përcjellë legjislativit për shqyrtim dhe konkluzione të mëtejshme në përputhje me me procedurat.

Vendimi është marrë dje nga Qeveria në seancë, pasi ka shqyrtuar informacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për propozimin, i cili ka mbërritur në Kuvend, por seanca ende nuk është caktuar.

Protestat e zhvilluara gjatë ditëve të fundit, të thirrura nga opozita e vendit do të vijojnë dhe sot ku do të vendosen bllokada në të gjithë vendin. Bllokada janë paralajmëruar prej orës 13 deri në 14 në Shkup para Qeverisë, si dhe në rrugët kryesore Shtip – Veles, Strumicë – Radovish dhe Pletvar – Prilep. Ndërkohë ditën e dielë protestuesit do të mblidhen sërish në orën 19:00 para dyerve të Qeverisë.

Qeveria tha se hapja e negociatave për anëtarësim në BE pa vonesa të mëtejshme paraqet një nga hapat kyç në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, për realizimin e qëllimit strategjik për anëtarësim të plotë në BE në Informacionin për përmbajtjen e kornizës propozim-negociative për propozimet për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, të propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e BE-së më 30 qershor 2022.

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

propozimi francez protesta ne shkup

Sondazh

Poll