Bota

VD- Nëna dhe babai i Hashim Thaçit mbërrijnë në Hagë, takojnë të birin pas dy vitesh

Ky do të jetë takimi i parë mes tyre që nga koha e arrestimit të Thaçit.  Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të komunës së Skënderajt. E mesa duket do t'u plotësohet. 

8 Korrik 2022, 13:08 Nga d.a.

VD- Nëna dhe babai i Hashim Thaçit mbërrijnë në

HAGË-  Prindërit e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi kanë ambërritur në Hagë, ku pritet të zhvillojnë një takim me djalin e tyre pas dy vitesh.

Expres ka publikuar pamje nga Qendra e Paraburgimit në Hagë, ku të dy prindërit e Thaçit të shoqëruar nga disa persona hyjnë drejt institucionit.

Ky do të jetë takimi i parë mes tyre që nga koha e arrestimit të Thaçit.  Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të komunës së Skënderajt. E mesa duket do t'u plotësohet. 

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

hashim thaçi nën akuze prinderit e thacit ne kosove

Sondazh

Poll