Bota

ATENTATET më të bujshme ndaj liderëve! Sot vdiq ish-kryeministri i Japonisë, bota u trondit edhe nga sulme të bujshme

Atentati i sotëm nuk është i vetmi që ka tronditur botën dhe politikën. 

8 Korrik 2022, 12:00 Nga A.B

ATENTATET më të bujshme ndaj liderëve! Sot vdiq ish-kryeministri

JAPONI- Atentati me armë zjarri ndaj ish-kryeministrit japonez ka tronditur botën. Shinzo Abe, ndërroi jetë në spital, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në prefekturën Nara në Japoninë qendrore. Abe u rrëzua përtokë teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital. Ai u transportua menjëherë me helikopter në spital pas sulmit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Kjo ngjarje e sotme ka tronditur botën dhe liderët në mbarë botën.

Atentati i sotëm nuk është i vetmi që ka tronditur botën dhe politikën. 

Vrasja e Presidentit të Haitit, Jovenel Moise

Më 6 korrik 2021, u vra Presidenti i Haitit Jovenel Moïse. Ai u sulmua nga persona ende të paidentifikuar në shtëpinë e tij. Në atë kohë, bashkëshortja e tij Martine Moise mbeti e plagosur. 20 persona u arrestuan në atë kohë për vrasjen e Moise.

Vrasja e presidentit të SHBA, Abraham Lincoln, presidenti i 16.

Ai u qëllua nga aktori John Wilkes Booth më 14 prill 1865 ndërsa ishte duke shikuar Our American Cousin në Teatrin e Fordit, Uashington D.C.. Ai qëllua me plumb në kokë dhe ndërroi jetë të nesërmen. Vrasja ishte pjesë e një komploti që vinte në fund të Luftës Civile Amerikane, që mendohej se kishte si synim ringjalljen e Konfederatës duke ekzekutuar zyrtarët më të lartë të SHBA-ve. Komplotistët Lewis Powell dhe David Herold u caktuan të vrisnin Sekretarin e Shtetit William H. Seward, dhe George Atzerodt ishte ngarkuar me detyrën e vrasjes së Zëvendës Presidentit Andrew Johnson. Përtej vdekjes së Lincoln, komploti dështoi: Seward u plagos vetëm dhe sulmuesi i mundshëm i Johnson-it humbi nervin. Pas një arratisjeje fillestare dramatike, Booth u vra në kulmin e një komploti 12-ditore. Powell, Herold, Atzerodt dhe Mary Surratt u varën më vonë për rolet e tyre në komplot.

Vrasja e James A. Garfield, presidenti i dytë amerikan që u ekzekutua.

Ai u qëllua me armë nga Charles J. Guiteau më 2 korrik të vitit 1881, ndërkohë që humbi jetën 11 javë më vonë më 19 shtator të 1881-shit. Garfield kishte planifikuar të largohej nga Uashingtoni më 2 korrik 1881, për pushimet e tij verore, dhe po atë ditë, Guiteau qëndroi në pritje të presidentit në stacionin hekurudhor Baltimore dhe Potomac, ku dhe e qëlloi atë, apo kaloi aty. Atentati erdhi 4 muaj pas zgjedhjes së tij si president dhe shkaku dyshohet se kishte të bënte një hakmarrje imagjinare për një borxh politik që presidenti i kishte autorit. 

William McKinley është Presidenti i tretë amerikan që u vra më 6 shtator 1901.

Ai u qëllua brenda tempullit të muzikës në bazën e Ekspozitës Panamerikane në Neë York. McKinley po shtrëngonte duart me publikun kur anarkisti polako-amerikan Leon Czolgosz e qëlloi atë. Presidenti vdiq tetë ditë më vonë në 14 shtator nga gangrena e shkaktuar nga plagët e plumbit. 

Warren G. Harding, Presidenti i katërt amerikan që është vrarë, më 2 gusht 1923.

Vdekja e tij çoi shpejt në teori se ai ishte helmuar ose ishte vetëvrarë. Thashethemet e helmimit u nxitën, pjesërisht, nga një libër i quajtur Vdekja e Çuditshme e Presidentit Harding nga detektivi privat Gaston Means , i cili deklaroi se zonja e parë Florence Hardinge kishte helmuar burrin e saj pasi mësoi për tradhëtinë e tij. Refuzimi i zonjës Harding për të bërë autopsinë e Presidentit Harding vetëm sa i shtoi spekulimet. 

Ekzekutimi i John F.Kennedy

Ai u vra më 22 nëntor 1963, në Dallas, Texas, ku u qëllua për vdekje nga Lee Harvey Osëald , i cili gjuajti tre të shtëna nga një dritare e katit të gjashtë në Shkollën e Teksasit në 12:30 pasdite, ndërkohë që në atë moment autokolona presidenciale kaloi nëpër Dealey Plaza. Pas sulmit autokolona e Presidentit nxitoi për në spital, në mënyrë që Presidenti të merrte ndihmën e shpejt, por fatkeqësisht ai humbi jetën nga plagët e marra. Shkaku i vrasjes dyshohet se lidhet me kundërshtimit e tij ndaj luftës në Vietnam dhe kompleksit ushtarako-industrial.

atentat ish-kryeministrit japonez

Sondazh

Poll