Bota

PROFIL/ Kush është Shinzo Abe, karriera që nisi nga zyra e babait për tu kthyer në kryeministrin më jetëgjatë të Japonisë

Shinzo Abe u vra gjatë një takimi elektoral, ku vrasësi e qëlloi pas shpine duke e lënë të vdekur. Ai u dërgua fillimisht në spital për ndërroi jetën më vonë për shkak të plagëve të marra.

8 Korrik 2022, 12:05 Nga e.k
PROFIL/  Kush është Shinzo Abe, karriera që nisi nga zyra e
Shinzo Abe

JAPONI- Shinzo Abe, ish-kryeministri japonez që mbeti i vrarë sot pas një atentati në momentin që po mbante një fjalim në fushatën parazgjedhore, lindi në Tokio me 20 shtator të vitit 1954 dhe ishte një nga politikanët më me ndikim në Japoni si dhe kryeministri më jetëgjatë i vendit pasi ka udhëhequr Partinë Liberale Demokratike në pushtet dy herë në fitore.

Por si nisi karriera e Abes, të riut që vinte nga një familje mbretërore politike si djali i ish ministrit të Jashtëm dhe nipi i një kryeministri?

Ky fakt, nuk ia ka hapur dyert e politikës në mënyrë direkte të riut ambicioz që punën e tij të parë e nisi në Kobe Steel Ltd duke kaluar më pas si sekretar i babait të tij në vitin 1982 kohë që i ati ishte ministër i Jashtëm i Japonisë.

Me 21 shtator 2003 ai bëhet sekretar i përgjithshëm i Partisë Liberal Demokratike (LDP) dhe 3 vite më vonë ngjitet në karrigen e kryetarit të partisë dhe 26 shtator të vitit 2006 zgjidhet dhe kryeministër i Japonisë. Viti 2007 nuk ishte një vit i lehtë për Sinzo Abe pasi partia e tij humbi zgjedhjet e Dhomës së Këshilltarëve. Me 12 shtator të këtij viti ai jep dorëheqjen si kryeministër për tu rikthyer në vitin 2012 dhe duke mbajtur postin e kryeministrit deri në vitin 2020.

Qëndrimi i tij i parë si kryeministër ishte i shkurtër jo më shumë se një vit duke filluar nga viti 2006 dhe u përfol për skandale . Por ai bëri një rikthim politik në vitin 2012 dhe qëndroi në pushtet deri në vitin 2020 kur dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Abe dha dorëheqjen pas disa javësh spekulimesh, duke zbuluar se ai kishte pësuar një rikthim të kolitit ulceroz, sëmundja që e kishte çuar në dorëheqjen e tij në 2007-ten.

Por si djali i ish-ministrit të jashtëm Shintaro Abe dhe nipi i ish-kryeministrit Nobusuke Kishi, Abe i përkiste familjes mbretërore politike dhe konsiderohej ende një figurë e fuqishme në politikën japoneze.

Ai ishte i njohur për politikën e tij të jashtme të ashpër dhe një strategji ekonomike nënshkrimi që u bë e njohur gjerësisht si "Abenomics".

Shinzo Abe u vra gjatë një takimi elektoral, ku vrasësi e qëlloi pas shpine duke e lënë të vdekur. Ai u dërgua fillimisht në spital për ndërroi jetën më vonë për shkak të plagëve të marra.

atentat ish kryeministrit te japonise

Sondazh

Poll