Bota

Protestat në Shkup, LSDM e Kovaçevskit: Përpjekje e pasuksesshme për rrëzimin Qeverisë

Në një deklaratë për shtyp ata i kanë quajtur protesta të koalicionit anti-evropian të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja dhe e Majta pro-ruse. Sipas tyre, këta të fundit nuk janë kundër propozimit të fundit evropian, por sfondi i tyre ishte një përpjekje e pasuksesshme për të rrëzuar Qeverinë.

8 Korrik 2022, 12:43 Nga d.a.
Protestat në Shkup, LSDM e Kovaçevskit: Përpjekje e
LSDM

MAQEDONIA E VERIUT- Partia e kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevskit, LSDM ka reguar ndaj protestave të organizuara nga opozita në vend kundër propozimit francez.

Në një deklaratë për shtyp ata i kanë quajtur protesta të koalicionit anti-evropian të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja dhe e Majta pro-ruse. Sipas tyre, këta të fundit nuk janë kundër propozimit të fundit evropian, por sfondi i tyre ishte një përpjekje e pasuksesshme për të rrëzuar Qeverinë.

Tani që informacioni për propozimin evropian është në Kuvend, të gjithë atë mund ta shohin qartë. Skenarët e përgjakshëm me krijimin e qëllimshëm të tensioneve, konflikteve, rrezikimit të stabilitetit në shtet janë në fakt një luftë për pushtet. Për qëllimet e tij personale, Mickoski, së bashku me Apasievin ishte i gatshëm të fuste në konflikt të gjithë shtetin, përmes një skenari të rrezikshëm, të errët dhe të përgjakshëm për konflikt civil dhe konflikt etnik. Nuk patën sukses këto skenarë që u ndihmuan edhe nga Aleanca”, thuhet në deklaratë.

Ata kanë shtuar se tani është përgjegjësi e Kuvendit dhe e të zgjedhurve të qytetarëve të marrin vendim për të ardhmen.

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

dimitar kovaçevski protesta ne shkup lsdm per protestat

Sondazh

Poll