Bota

Eurodeputetja franceze kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, Çitaku: I kemi plotësuar të gjitha kriteret

Në një postim në rrjetet sociale Bilde shkruan se në Parlamentin Europian u diskutua çështja e Kosovës ku në përfundim u miratua një rezolutë ku thuhej se dialogu Kosovë-Serbi duhet të mbyllej me njohje reciproke.

8 Korrik 2022, 12:26 Nga d.a.
Eurodeputetja franceze kundër liberalizimit të vizave për
Dominique Bilde

KOSOVË- Eurodeputetja franceze e ekstremit të djathtë, Dominique Bilde është shprehur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe anëtarësimit të saj në BE.

Në një postim në rrjetet sociale Bilde shkruan se në Parlamentin Europian u diskutua çështja e Kosovës ku në përfundim u miratua një rezolutë ku thuhej se dialogu Kosovë-Serbi duhet të mbyllej me njohje reciproke.

“Kosova ishte në program këtë javë në Parlamentin Evropian. Ne refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë që të hiqen vizat për shumë shtetas të tyre. Është koha të ndalet kjo marrëzi”, ka shkruar Bilde.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila i kujtoi eurodeputetes se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se liberalizimi nuk ndërlidhet me zgjerimin.

Me gjithë respektin zonjë, e keni gabim për këtë. Institucionet e Kosovës i kanë plotësuar të gjitha kriteret për udhëtim pa viza kohë më parë. Liberalizimi i vizave nuk ka lidhje me zgjerimin. Qytetarët e Venezuelës udhëtojnë pa viza në BE”, ka shkruar Çitaku.

Franca dhe Holanda janë dy shtetet më skeptike për procesin e liberalizimit të vizave, përkundër vërejtjet që i ka shprehur Kosova se është shteti i vetëm në Europë që po izolohet padrejtësisht.

dominique bilde vlora citaku liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll