Bota

Ish-kryeministri japonez u vra në atentat, DW: Shinzo Abe, një figurë e rëndësishme, ngjarje shokuese

Sulmuesi ka qëlluar të paktën dy herë. Pas plumbit të dytë njerëzit e rrethuan dhe filluan të japin ndihmën e parë për jetën.

8 Korrik 2022, 12:00 Nga F.M
Ish-kryeministri japonez u vra në atentat, DW: Shinzo Abe, një
Shinzo Abe

JAPONI- Ish-kryeministri konservator japonez, Shinzo Abe nuk i mbijetoi atentatit kundër tij gjatë një fjalimi në një fushatë elektorale. Sipas raportimeve në media, politikani konservator u qëllua në rajonin Nara nga një burrë që ndodhej pas tij. Agjencia e lajmeve, Jiji njoftoi, duke iu referuar të dhënave nga qarqet e partisë liberaldemkratike, LDP, se 67 vjeçari ra menjëherë dhe filloi të ketë gjakderdhje në qafë.

Ish-kryeministri u dërgua në spital, por pa shpresë. "Ai po mbante një fjalim, kur një burrë erdhi nga pas, rrëfeu edhe një dëshmitare në vendngjarje. Sulmuesi ka qëlluar të paktën dy herë. Pas plumbit të dytë njerëzit e rrethuan dhe filluan të japin ndihmën e parë për jetën.

Një zëdhënës i qeverisë japoneze është shprehur se "është arrestuar një burrë, autori i dyshuar i atentatit. Sipas mediave, atentatori është një burrë 41 vjeç. Kryeministri japonez, Fumio Kishida ishte shprehur më parë, se Abe ndodhet në "gjendje shumë serioze". Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh tejet "i shokuar për atentatin kundër Shinzo Abe.

Abe dha dorëheqjen në vitin 2020, por është një figurë e rëndësishme e partisë qeverisëse liberaldemokratike, LDP. Ai është kryeministri që ka qeverisur më gjatë në Japoni. Nën drejtimin e tij Japonia ndoqi një politikë tejet të djathtë.

Marrë nga DW

shinzo abe atentat ish-kryeministrit japonez

Sondazh

Poll