Bota

Vrasja e ish-kryeministrit japonez, liderët botërorë: Thellësisht të shqetësuar për ngjarjen

Që nga kryeministri i Australisë tek shefja e Komisionit Euroipian, kryeministri i Indisë apo dhe ministri i Jashtëm rus janë shprehur të shqetësuar për ngjarjen e rëndë teksa i kanë shprehur dhe nderimet e tyre familjes së Abe.

8 Korrik 2022, 11:22 Nga e.k
Vrasja e ish-kryeministrit japonez, liderët botërorë:
Ish-kryeministri japonez Shinza Abe

JAPONI- Liderët botërorë kanë reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë një takimi parazgjedhor të fushatës në Japoni ku mbeti i vrarë dhe ish-kryeministri japones Shinzo Abe.

Që nga kryeministri i Australisë tek shefja e Komisionit Euroipian, kryeministri i Indisë apo dhe ministri i Jashtëm rus janë shprehur të shqetësuar për ngjarjen e rëndë teksa i kanë shprehur dhe nderimet e tyre familjes së Abe.

Kryeministri i Indisë Narendra Modiai shprehet "thellësisht i shqetësuar nga sulmi" dhe e përshkroi Abe si një "mik të dashur".

Në Australi, kryeministri Anthony Albanese tha se "mendimet e vendit të tij janë me familjen e Abe dhe popullin e Japonisë në këtë kohë.

Lee Hsien Loong , Kryeministri i Singaporit, ndau një postim në Facebook, duke e përshkruar të shtënat si një "akt të pakuptimtë dhune". Ai gjithashtu e përshkroi Abe si "një mik i mirë i Singaporit".

Udhëheqësja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern kujtoi se Abe ishte një nga liderët e parë botërorë që takoi "kur u bëra kryeministre". Dhe ajo tha: "Ngjarje të tilla na tronditin të gjithëve deri në palcë".

Ndërkohë, Ursula von der Leyen , presidente e Komisionit të BE-së, i kërkoi familjes së  Abe të "qëndrojnë të fortë".

Sergei Lavrov , ministri i jashtëm i Rusisë, dha një reagim të shkurtër në të cilin tha se "nuk dinte" shumë për incidentin. Ai gjithashtu shprehu "ngushëllimet e mia për kolegun tim japonez.

Shinza Abe u vra gjatë një takimi elektoral, ku vrasësi e qëlloi pas shpine duke e lënë të vdekur. Ai u dërgua fillimisht në spital për ndërroi jetën më vonë për shkak të plagëve të marra.

atentat ish-kryeministrit japonez

Sondazh

Poll