Bota

Kryeministri i Japonisë nuk mban lotët kur flet për paraardhësin e vrarë, autori: Isha i pakënaqur, doja ta hiqja qafe

Mediat shkruajnë se Kishida është shprehur se është lutur që t’i mbijetojë atentatit.

8 Korrik 2022, 11:13 Nga F.M
Kryeministri i Japonisë nuk mban lotët kur flet për
Shinzo Abe

JAPONI- Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida ka folur i prekur pas atentatit që iu bë paraardhësit të tij, Shinzo Abe. Mediat shkruajnë se Kishida është shprehur se është lutur që t’i mbijetojë atentatit.

Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ndodhet në gjendje në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë në një takim elektoral. Sipas mediave të huaja ai u qëllua teksa po mbante një fjalim në qytetin jugor ne Nara.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar një 41-vjeçar Tetsuya Yamagami, banues në Nara. Autori është shprehur se ishte i pakënaqur nga puna e ish-kryeministrit dhe se për këtë arsye kishte ndërmend ta vriste.

atentat ish-kryeministrit japonez fumio kishida shinzo abe

Sondazh

Poll