Bota

Putin ultimatum Ukrainës: Prano kushtet e Moskës ose përgatitu për më të keqen

Putin shtoi se Rusia është e gatshme të ulet për bisedime, për t’u dhënë fund luftimeve.

8 Korrik 2022, 11:32 Nga F.M
Putin ultimatum Ukrainës: Prano kushtet e Moskës ose përgatitu
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina duhet t’i pranojë shpejt kushtet e Moskës ose të përgatitet për të më te keqën. Mediat ruse shkruajnë se Putin akuzoi Perëndimin për nxitje të armiqësive dhe shtoi se Perëndimi dëshiron të luftojë deri në ukrainasin e fundit. Putin shtoi se Rusia është e gatshme të ulet për bisedime, për t’u dhënë fund luftimeve.

“Është tragjedi për popullin e Ukrainës, por duket se gjërat po shkojnë në këtë drejtim”, tha ai në një fjalim para disa anëtarëve të Dumës ruse. Ata që refuzojnë ta bëjnë këtë, duhet ta dinë se sa më shumë që zgjasin luftimet, aq më e vështirë do të jetë për ta që të bëjnë marrëveshje me ne. Po dëgjojmë se ata duan të na mposhtin në fushëbetejë. Lërini të provojnë”, tha ai.

Kremlini ka kërkuar më herët që Kievi të njohë sovranitetin e Rusisë mbi Gadishullin e Krimesë, të cilin e ka aneksuar në vitin 2014, si dhe të njohë pavarësinë e rajoneve separatiste-të mbështetura nga Moska - në Ukrainën lindore.

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll