Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal të drogës/ Arrestohet 45-vjeçari në Fier, do ekstradohet drejt Spanjës

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij personi drejt Spanjës.

8 Korrik 2022, 09:14 Nga A.B
Pjesë e grupit kriminal të drogës/ Arrestohet 45-vjeçari
Momenti i arrestimit

TIRANË- Një 45-vjeçar është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Arrestimi i tij u bë në lagjen "Bishanak", aty ku u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesmarrje në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. Ky person ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

NJOFTIMI I POLICISË:

FAST Albania Finalizohet operacioni policor i koduar "Member". Operacioni, nga FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Fier dhe Interpol Tirana. Kapet dhe vihet në pranga, në Fier, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Shërbimet e FAST Albania, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar "Member". Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen "Bishanak", Fier, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasi A. K., 45 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike". Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

arrestim ne fier fier

Sondazh

Poll