Aktualitet

S'hynë në punë! Dyert e blinduara çmontohen nga godina e Kryeministrisë pas protestës

Blindimi i dyerve u bë një ditë para protestës, siç edhe ka ndodhur në çdo protestë që është paralajmëruar dhe është mbajtur nga opozita dhe jo vetëm.

7 Korrik 2022, 23:11 Nga k.m.
S'hynë në punë! Dyert e blinduara çmontohen nga
Heqja e dyerve të blinduara nga godina e Kryeministrisë

TIRANË- Protesta e opozitës ka përfunduar për sot. Ndaj tani ka nisur edhe 'çmontimi' i dyerve të blinduara. Pas përfundimit të protestës së thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, janë çmontuar dyert e blinduara të katin e parë të godinës së Kryeministrisë.

Blindimi i dyerve u bë një ditë para protestës, siç edhe ka ndodhur në çdo protestë që është paralajmëruar dhe është mbajtur nga opozita dhe jo vetëm. Mirëpo sot, efekti i tyre ishte zero, për shkak se tubimi është mbyllur në mënyrë paqësore. Pa u shënuar asnjë incident.

Përveç dyerve të blinduara dhe shtyllave të lyera me graso, për ruajtjen e rendit, mbi 1000 efektivë të policisë u angazhun në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit "Shqiponja" dhe punonjës të Gardës.

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll