Aktualitet

Çadra dhe shezlongë pa leje! Kishin zënë hapësirën e Porto Romanos, vihen nën hetim 5 administratorë

5 administratorë subjektesh kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, duke i vendosur pa lejen përkatëse.

8 Korrik 2022, 08:54 Nga A.B
Çadra dhe shezlongë pa leje! Kishin zënë
Plazhi

DURRËS- Policia ka ushtruar kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit. Për pasojë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bregdeti i lirë”, janë proceduar penalisht 5 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse. Në kuadër të operacionit, janë sekuestruar 400 komplete me çadra dhe shezlongë.

Në hetim janë vënë personat me inicialet: B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bregdeti i lirë”. Lirohen hapësira në vijën bregdetare, në zonën e Porto Romanos. Procedohen penalisht 5 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse. Sekuestrohen 400 komplete me çadra dhe shezlongë. Në kuadër të plan-operacionit “Bregdeti i lirë”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës, kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjekte të ndryshme që vendosin komplete me çadra dhe shezlongë.

Si rezultat u bë lirimi i hapësirës publike në bregdetin e Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

shezlonge pa leje durres operacioni bregdeti i lire

Sondazh

Poll