Aktualitet

FOTO/ Tragjedia në Tiranë! Momenti kur zjarrfikësi i asfiksuar mbështetet në shtyllë, nuk shpëtuan dot foshnjen nga flakët

Zjarrfikësi bashkë me një kolegun e tij janë asfiksuar nga tymi.

8 Korrik 2022, 08:33 Nga F.M
FOTO/ Tragjedia në Tiranë! Momenti kur zjarrfikësi i asfiksuar
Zjarrfikësi

TIRANË- Një nga zjarrfikësit e Tiranës duket se është dëshpëruar pasi misioni për të shpëtuar foshnjen 6-muajshe nga flakët, dështoi. Në foto, ai shihet se i lodhur nga tymi e lufta me flakët është mbështetur në një nga shtyllat e rrugës “Gani Domi” në Ali Dem ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Zjarrfikësi bashkë me një kolegun e tij janë asfiksuar nga tymi. Pas mesnatës së kaluar, ata u futën në një shtëpi që mori flakë për të shpëtuar foshnen dhe gjyshen që ndodheshin brenda. Bebaj 6-muajshe u nxorr me shenja jete, por mbylli sytë në spital. E moshuara është jashtë rrezikut për jetën. Shkak besohet të jetë bërë shpërthimi i një bombule gazi, por hetimet nuk kanë përfunduar ende.

vdes foshnja 6-muajshe ne tirane

Sondazh

Poll