Aktualitet

VIDEO/ Tymi pushton zonën, pamje nga banesa e shkrumbuar në Tiranë, brenda vdiq foshnja 6-muajshe

Dy zjarrfikës janë asfiksuar, ndërsa gjyshja ka mbetur e plagosur.

8 Korrik 2022, 08:01 Nga F.M
VIDEO/ Tymi pushton zonën, pamje nga banesa e shkrumbuar në
Zjarri

TIRANË- Pamjet që po shikoni vijnë nga zona e Maternitetit të ri në Tiranë, aty ku një banesë mori flakë dhe u shkrumbua. Për pasojë, një foshnje vetëm 6 muajshe ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa e plagosur ka mbetur dhe një e moshuar që ndodhej në shtëpi.


Ngjarja e rëndë u regjistruar pas mesnatës së kaluar në kryeqytet. Zjarri ran ë banesë në kohën kur ka qenë gjyshja dhe foshnja, ndërkohë që prindërit e fëmijës nuk ndodheshin aty. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, por flakët shkrumbuan shtëpinë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë.

Dy zjarrfikës janë asfiksuar, ndërsa gjyshja ka mbetur e plagosur. Paraprakisht raportohet se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

vdes foshnja 6-muajshe ne tirane

Sondazh

Poll