Aktualitet

Zjarri në banesë, Policia: Foshnja ka ndërruar jetë, e moshuara ndodhet në spital

Foshnja 6-muajshe ka ndërruar jetë për shkak të zjarrit që dogji tërësisht banesën, ndërsa vetëm e moshuara ka mundur të shpëtojë

8 Korrik 2022, 07:53 Nga A.B
Zjarri në banesë, Policia: Foshnja ka ndërruar jetë, e
Policia

TIRANË- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për zjarrin i cili mori jetën e foshnjes 6-muajshe në kryeqytet. Sipas policisë, foshnja 6-muajshe ka ndërruar jetë për shkak të zjarrit që dogji tërësisht banesën, ndërsa vetëm e moshuara ka mundur të shpëtojë. Kjo e fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Gani Domi", ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L. Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

vdes foshnja 6-muajshe ne tirane zjarr ne tirane

Sondazh

Poll