Aktualitet

Merr flakë bombula e gazit gjatë natës, vdes në spital foshnja 6-muajshe, shpëtohet gjyshja

Tragjedi pas rënies së zjarrit në një banesë në Tiranë. Foshnja 6-muajshe ka ndërruar jetë në spital pas asfiksimit.

8 Korrik 2022, 07:06 Nga A.B
Merr flakë bombula e gazit gjatë natës, vdes në spital
Zjarri

TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e kaluar një banesë private pranë “Maternitetit të Ri” në Tiranë. Nga zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i bombulës së gazit ka humbur jetën foshnja 6-muajshe. Në momentin e rënies së zjarrit, brenda banesës ishin gjyshja dhe foshnja, pasi prindërit e kësaj të fundit janë të divorcuar.

E moshuara fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga banesa dhe të kërkojë ndihmë. Pas ndërhyrjes së banorëve dhe forcave zjarrfikëse fëmija 6-muajsh është nxjerrë shëndoshë e mirë nga banesa, mirëpo humbi jetën në spital. 'JOQ' sjell pamje nga vendi i ngjarjes, aty ku shihet se qytetarët që banojnë aty pranë kanë dalë të traumatizuar.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrëfikëse. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.

zjarr ne tirane tirane vdes foshnja 6-muajshe ne tirane

Sondazh

Poll