Politike

VD-Berisha: Edi Rama, ik! Boll vodhe! Do të të presim biletën

Gjatë fjalës së tij në protestë, Berisha i bëri thirrje Ramës që të largohetm pai i ka vjedhur shumë qytetarët.

7 Korrik 2022, 21:08 Nga I.A,K.M
VD-Berisha: Edi Rama, ik! Boll vodhe! Do të të presim biletën
Sali berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar pasardhësit të tij që të largohet nga pushteti. Gjatë fjalës së tij në protestë, Berisha i bëri thirrje Ramës që të largohetm pai i ka vjedhur shumë qytetarët. Po ashtu ai ka thënë se Shqipëria është në rrezik.

"Edi Rama, me firmat që keni vendosur për ndjekësat. Sot, ato nuk shfrytëzohen nga oligarkë të pashpirtë që vjedhin nga mëngjesi në darkë dhe shkollat e shtetësia juaj nuk përmirësohet. Pasuritë ua kanë grabitur qeveritarët dhe klientela e tyre. Nga ky shesh, në emër të qytetarëve bëj thirrje, boll vodhe. Ik! Miqtë e mi, Shqipëria është në rrezik. Edi Rama me politikat që ka ndjekur ka larguar shqiptarët nga Shqipëria. Vëllezër dhe motra, Edi Rama ka një urrejtje gjenetike sepse i përket atij soji që vriste dhe ekzekutonte dhe burgoste qytetarët shqiptarë dhe që e dinte se ata e urrenin për vdekje. Për të gjitha këto qëndrime do i presim biletin, ky është vetëm fillimi. Këtë javë vendoset për negociatat, u bëj thirrje për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Mos të ndëshkojnë shqiptarët," tha Berisha.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll