Politike

VIDEO- Protestuesi replikon me efektivët, ndërhyn Klevis Balliu, e puth në faqe

Ai përqafon protestuesin, e puth në faqe dhe e distancon nga efektivët.

7 Korrik 2022, 20:56 Nga F.M
VIDEO- Protestuesi replikon me efektivët, ndërhyn Klevis Balliu, e
Klevis Balliu dhe protestuesi

TIRANË- Një nga protestuesit e pranishëm në shesh është ndalur dhe ka replikuar me efektivët e policisë që kanë krijuar kordon sigurie tek Kryeministria. I riu shihet teksa flet me efektivët e në shpinë mban një flamur. Mes tyre futet deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu. Ai përqafon protestuesin, e puth në faqe dhe e distancon nga efektivët.

Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

klevis balliu protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll