Politike

Berisha mbush "Bulevardin"/ Komenti i Deutche Welle: Opozita proteston për Ballkanin e Hapur

DW shkruan se kauzat e ngritura nga opozita janë çmimet e larta, shpopullimi i vendit dhe qëndrimi kundër nismës “Ballkani i hapur”

7 Korrik 2022, 20:31 Nga f.g
Berisha mbush "Bulevardin"/ Komenti i Deutche Welle: Opozita proteston
Foto nga protesta

TIRANE- Deutche Welle e shikon protestën e Partisë Demokratike për herë të parë që pas rikthimit të Sali Berishës si një "notë" kundër nismës "Ballkani i Hapur". Në disa fotografi nga Tirana që DW shpërndau pasditen e të enjtes në rrjetet sociale, shkruan se Berisha është drejtuesi "historik" i PD në 3 kauza.

POSTIMI I PLOTE I DW:

Për herë të parë pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike dhe pas konflikteve të brendshme që shoqëruan këtë forcë politike, drejtuesi historik i saj Sali Berisha, ka thirrur sot në Tiranë protestën kombëtare përpara kryeministrisë, “Shqipëria në rrezik”. Kauzat e ngritura nga opozita janë çmimet e larta, shpopullimi i vendit dhe qëndrimi kundër nismës “Ballkani i hapur”. 

sali berisha deutche welle protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll