Politike

VD-Berisha Ramës: Edi, ti sot ike, gabim bëre! Ne nuk veprojmë në pabesi, por kur të jemi mbathja...

Gjatë fjalës së tij në protestën e sotme, Berisha tha se ata nuk veprojnë në pabesi dhe se në momentin që të thonë mbathja, ai duhet të largohet.

7 Korrik 2022, 20:57 Nga I.A

VD-Berisha Ramës: Edi, ti sot ike, gabim bëre! Ne nuk veprojmë

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Rama ka bërë gabim që ia ka mbathur dhe ka blinduar dyert e kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij në protestën e sotme, Berisha tha se ata nuk veprojnë në pabesi dhe se në momentin që të thonë mbathja, ai duhet të largohet. Po ashtu Berisha ka thënë se Rama ka shkelmuar dinjitetin e shqioptarëve duke i vjedhur ata. 

"Edi Rama, ne jemi armiq, sot ti ia ke mbathur, gabim ke bërë. Ti ke blinduar dyert. Gabim ke bërë! Ne nuk veprojmë në pabesi. Kur të jemi mbathja do t'ja mbathësh. Mos harroni njëherë se me forcën e idealit të lirisë ne thërrmojmë çdo bunker, çpojmë çdo blind. Ti je problem i madh Edi Rama. Ke ardhur në pushtet me votën e plaçkitur, vjedhur dhe votën e blerë. Ti pushtetin e plotë monist e vendose duke u rrëmbyer votën shqiptarëve, harrove se shkelmove ideale e të gjallëve dhe të vdekurve të këtij vendi. Ke shkelmuar idealet e shqiptarëve që ranë për t'u bërë të pavdekshëm nga diktatura komuniste. Ke shkelmuar dinjitetin e qytetarëve që shkon dhe u vjedh votën pasi i varfëron, u ke ndërsyer kapuçollët e zinj. Patronazhistët. Edi Rama, jemi sot për t'u betuar për këtë flamur, kurrë nuk ta falim pushtetin me votën e vjetër. Edi Rama, ti këto kohë, këto vite, je treguar armik i fjalës së lirë. Je treguar armik i egër. Ke përdorur frikë dhe terror," tha Berisha.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll