Bota

Johnson po jepte fjalimin e dorëheqjes, vajza tij e vogël në mbështetje të babait në Downing Street

Kjo ishte dhe hera e para që e vogla e familjes Johnson fotografohet nga shtypi dhe kjo nuk është dita më e mirë për ta kujtuar kur të rritet.

7 Korrik 2022, 17:48 Nga e.k
Johnson po jepte fjalimin e dorëheqjes, vajza tij e vogël në
Vajza dhe gruaja e Boris Johnson

BRITANI- Gruaja e BORIS Johnson, Carrie, iu bashkua mbështetësve të tij jashtë Doëning Street sot, ndërsa kryeministri dha dorëheqjen. Zonja Johnson mbante në krahë vajzën e tyre Romy me një hobe gri Baby Bjorn me vlerë 120 £ ndërsa Boris iu drejtua kombit këtë pasdite.

Kjo ishte dhe hera e para që e vogla e familjes Johnson fotografohet nga shtypi dhe kjo nuk është dita më e mirë për ta kujtuar kur të rritet.

Ajo ishte aty për të mbështetur babain teksa ai  u tha britanikëve se ai ka vendosur të largohet pasi u përball me një nga rebelimet më të mëdha në historinë politike të vendit.

Johnson gjatë fjalës së tij u shpreh I emocionuer teksa falenderonte familjen e tij për mbështetjen që I kanë dhënë.

Johnson dha dorëheqjen pas një sërë dorëheqjesh brenda Partisë së tij Konservatore, duke thënë në një fjalim drejtuar kombit se procesi i zgjedhjes së një kryeministri të ri "duhet të fillojë tani". Megjithatë, Johnson nuk planifikon të largohet menjëherë nga detyra. Ai do të qëndrojë derisa të vendoset një udhëheqës i ri, tha ai, në një fjalim televiziv jashtë 10 Doëning Street.

Johnson po jepte fjalimin e dorëheqjes, vajza tij e vogël në

Johnson po jepte fjalimin e dorëheqjes, vajza tij e vogël në

boris johnson

Sondazh

Poll