Bota

Konjufca kundër partisë së tij, nuk voton për pr.ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Projektligji për Byronë për Konfisikim e Pasurisë nuk është miratuar për shkak se nuk arrit të plotësojë kuorumin e kërkuar, por ajo që ka rënë në sy gjatë seancës është se në dallim nga deputetët e tjerë të LVV-së, Konjufca nuk ka votuar pro saj.

7 Korrik 2022, 15:51 Nga d.a.

Konjufca kundër partisë së tij, nuk voton për  pr.ligjin

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk e ka votuar Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Projektligji për Byronë për Konfisikim e Pasurisë nuk është miratuar për shkak se nuk arriti të plotësojë kuorumin e kërkuar, por ajo që ka rënë në sy gjatë seancës është se në dallim nga deputetët e tjerë të LVV-së, Konjufca nuk ka votuar pro saj.

Gjatë seancës së sotme kanë marrë pjesë 61 deputetë, ku pro projektligjit votuan vetëm 45 deputetë, teksa opozita kërkonte tërheqjen e këtij projektligji.

Dilemat për këtë ligj kanë ardhur pas vërejtjeve serioze nga Komisioni i Venecias. Ndërsa shoqëria civile ka kërkuar që ky ligj të kthehet në pikën zero.

glauk konjufca projektligji për byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Sondazh

Poll