Bota

Publikohet video e protestuesve në Shkup ku dëgjohen duke ofenduar shqiptarët

Ndërkohë që sot është publikuar një video nga vetë protestuesit ku dëgjohen duke ofenduar shqiptarët me fyerje nga më të ndryshmet.

7 Korrik 2022, 17:41 Nga I.A
Publikohet video e protestuesve në Shkup ku dëgjohen duke ofenduar
Pamje nga protesta e djeshme

SHKUP- Simpatizantët e opozitës maqedonase OBRM-PDUKM dhe partisë E Majta, tashmë pesë ditë radhazi protestojnë në qytetin e Shkupit, kundër propozimit francez. Telegrafi shkruan se për pesë ditë protesta, janë raportuar me dhjetra raste të lëndimeve ndaj punonjësve të policisë të cilët u sulmuan nga protestuesit, shumë objekte u dëmtuan, duke lënë prapa vetës për cdo natë, vetëm fishekjarret e përdorur, shishet e qelqit dhe rrugë plot me mbeturina.

Mbrëmë protestuesit gjuajtën me gurë statujën e Skënderbeut në Shkup, duke dëmtuar kështu dhe bizneset përreth. Ndërkohë që sot është publikuar një video nga vetë protestuesit ku dëgjohen duke ofenduar shqiptarët me fyerje nga më të ndryshmet. Në video dëgjohet qartë një gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve edhe pse nuk kuptohet se çfarë ata thonë, pasi flasin më maqedonisht.

Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, nga koalicioni LSDM dhe BDI.

proteste ne shkup negociatat me be 2022

Sondazh

Poll