Bota

Aksioni i policisë së Kosovës në Shtërpcë, Vuçiç: Duan të frikësojnë dhe dëbojnë serbët me terror

Vuçiç tha se përgjigja e Serbisë do të jetë vrastare pavarësisht se ata nuk do të ndërrmarin asnjë aksion ushtarak por do të kërkojnë të mos konfiskohet pasuria e serbëve.

7 Korrik 2022, 15:41 Nga d.a.
Aksioni i policisë së Kosovës në Shtërpcë,
Albin Kurti

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër pas aksionit të policisë së Kosovës në Shtërpcë ku ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për presion ndaj shtetasve seb.

Sipas Alo.rs, Vuçiç tha se përgjigja e Serbisë do të jetë vrastare pavarësisht se ata nuk do të ndërrmarin asnjë aksion ushtarak por do të kërkojnë të mos konfiskohet pasuria e serbëve.

"Përgjigjja jonë do të jetë esëll, por vrastare. Ne nuk do të ndërmarrim asnjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga të fortët dhe të fuqishmit që të mendohen dy herë dhe të mos konfiskojnë pasurinë e popullit tonë.  Lërini të mendojnë mirë dhe mendoj se kanë probleme më të mëdha se ne.Ne nuk duam të sulmojmë, që të mos kërcënojmë, por lusim me dashamirësi që të mos i japin shpresë popullit tonë, lusim me dashamirësi që të mos kërcënojnë diku"-tha Vuçiç.

Me urdhër të Gjykatës Themelore të Ferizajt, Policia e Kosovës sot kreu një aksion për të sekuestruar kamera të sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale serbe në Komunën e Shtërpcës. Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, bëri të ditur se aksioni është zhvilluar në katër lokacione në këtë komunë, përfshirë edhe në objektin e komunës së strukturave ilegale serbe.

albin kurti aleksander vucic aksion ne shterpce

Sondazh

Poll