Bota

Bastisen zyrat e listës serbe në Kosovë, policia merr gjithë dokumentat e strukturave paralele

Dy kamione me dokumente u sekuestruan nga poliica por aksioni përfundoi pa të arrestuar dhe për të dhënë dëshminë e tij  u paraqit në polici vetëm drejtori i shkollës, ndërkohë që drejtori i medias lokale mbetet në arrat

7 Korrik 2022, 17:03 Nga e.k
Bastisen zyrat e listës serbe në Kosovë, policia merr gjithë
Dosjet e sekuestruara

KOSOVË- Një aksion u zhvillua nën dyshimet për veprën penale “bashkim në veprime kundër kushtetuese” dhe veprën tjetër penale të “spiunazhit”, kështu Policia filloi me sekuestrimin e kamerave të sigurisë nëpër Shtërpcë nën pretendimin se janë të vendosura nga strukturat ilegale.

Sipas mediave në Kosovë, nga aksioni i policisë së Kosovës në Komunën e Shtërpcës u bastisën katër zyra . Zyra e strukturave ilegale në këtë komunë, zyra e postës lokale dhe një media lokale e po ashtu edhe një shkollë. Nga shkolla policia sekuestroi mjete për monitorimin e kamerave të sigurisë. Ndërkohë që në tri lokacionet e tjera u sekuestruan dokumente dhe pajisje kompjuterike.

Dy kamione me dokumente u sekuestruan nga poliica por aksioni përfundoi pa të arrestuar dhe për të dhënë dëshminë e tij  u paraqit në polici vetëm drejtori i shkollës, ndërkohë që drejtori i medias lokale mbetet në arrati. Aksionin kundër strukturave ilegale në Shtërpcë nuk e mirëpriti kryetari i kësaj komunë Dalibor Jevtiq.

“Theksi kryesor i aksionit të sotëm ishte në, atë, që i gjithë opinioni u informua se këtu po hiqen disa kamera ilegale që përdoren për spiunazh, njerëz, kjo nuk është e vërtetë dhe mjaft më me ta pavërteta. Ata kanë qenë këtu të hënën dhe kanë kontrolluar pikërisht dhomë ku ndodhet serveri dhe nuk kanë gjetur asgjë, le të themi të paligjshme”, tha Dalibor Jevtiq, kryetar i Komunës së Shtërpcës.

Aksioni për goditjen e strukturave ilegale lidhet edhe me ish kryetarin e Komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliq, meqë ai është koordinator i strukturave paralele në këtë qytet të banuar me shumicë serbe. Nikoliq është arrestuar muaj me parë nga policia e Kosovës gjatë aksionit “Brezovica” për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe ndërtime pa leje në parkun e Brezovicës.

kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll