Bota

GREQI/Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, shisnin drogë dhe pilula halucinogjene

Gjatë hetimeve u arrestua i huaji i katërt, i cili pas një takimi të paracaktuar erdhi në vendngjarje duke synuar të blinte drogë nga trafikantët. Në posedim të tij u gjetën -0.5- gramë. kokainë, -3.7- gram kanabis, celular dhe shuma prej 370 euro, të cilat janë konfiskuar

7 Korrik 2022, 17:12 Nga e.k
GREQI/Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, shisnin drogë
Droga dhe pilulat e sekuestruara

GREQI- Policia e Mikonos ka shkatërruar një rrjet që shiste kokainë, pilula halucinogjene dhe kanabis në ishull, duke vënë në pranga tre të huaj, anëtarë të organizatës kriminale dhe një tjetër të huaj për tentativë për furnizim me drogë. Policia sekuestroi 437 tableta droge XTC, 220.3 gram kokainë, 270.9 gram metamfetamin, 159.4 gram kanabis.

Sipas mediave greke, nga monitorimi dhe përpunimi i materialit para hetimor rezulton se të pandehurit ishin të organizuar në një grup kriminal, me role të dallueshme (furnizues me rol drejtues dhe trafikant) dhe trafikonin sasi droge në ishull, në pako të vogla, për përdoruesit e interesuar.

Ata u kapën duke u zhvendosur në një banesë të re Në fakt, për t’i dhënë fund veprimtarisë së tyre kriminale, nga nëndivizioni i policisë së Mikonos u organizua operacioni nga efektivët e policisë që trajtonin rastin, të cilët pasi skicuan lëvizjen e autorëve, kanë vazhduar me lokalizimin dhe arrestimin e tyre menjëherë në momentin që ata po lëviznin në një banesë të re, në mënyrë që të mbulojnë gjurmët e tyre.

Gjatë hetimeve u arrestua i huaji i katërt, i cili pas një takimi të paracaktuar erdhi në vendngjarje duke synuar të blinte drogë nga trafikantët. Në posedim të tij u gjetën -0.5- gramë. kokainë, -3.7- gram kanabis, celular dhe shuma prej 370 euro, të cilat janë konfiskuar.

Në pronësi të tyre janë gjetur dhe konfiskuar:

• 437 tableta narkotike XTC me pamje kafke.

• Tableta XTC të grimcuara me peshë pluhuri -91.8- gram.
• 72 gram. substancë narkotike 2 c - b .
• 219.8 gram. kokainë

• 270,9 gram. metamfetamin kristal (MDMA)
• 155,7 gram. kanabis i papërpunuar
• Një peshore elektronike precize
• Një motoçikletë me dy rrota, e cila përdorej si mjet për transportin e drogës
• Tre celularë
• Shuma prej 2370 euro

GREQI/Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, shisnin drogë

GREQI/Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, shisnin drogë

greqi mikonos

Sondazh

Poll