Bota

Von Cramon: Protestat në Maqedoni mund të përdoren nga Rusia dhe të përhapen në rajon

Në një postim në Twitter, Von Cramon tha se ato mund të përhapen edhe në Malin e Zi dhe mund të përdoren nga Rusia për të shkaktuar rrëmuja në rajon.

7 Korrik 2022, 15:26 Nga d.a.
Von Cramon: Protestat në Maqedoni mund të përdoren nga Rusia dhe
Viola von Cramon

BRUKSEL- Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shprehur shqetësimin për protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Twitter, Von Cramon tha se ato mund të përhapen edhe në Malin e Zi dhe mund të përdoren nga Rusia për të shkaktuar rrëmuja në rajon.

Ajo bën përgjegjës Bashkimin Europian që dështoi në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa i bën thirrje të përshpejtojnë veprimet.

Kur Shtetet Anëtare të BE dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojnë dhe të përshpejtojnë veprimet e tyre”, shkruan eurodeputetja.

Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, nga koalicioni LSDM dhe BDI.

viola von cramon proteste ne shkup

Sondazh

Poll