Bota

VD/ Kokaina e shqiptarëve dominon Londrën, rrëfimet: Janë korrektë, kanë cilësi. Më tërhoqën zvarrë…

Londinezi që në video shfaqet me fytrë të mbuluar tha se bandat e kanë zgjeruar territorin e tyre kaq shpejt, saqë u është dashur të rekrutojnë adoleshentë për të lëvizur produktin e tyre nëpër periferi.

7 Korrik 2022, 15:04 Nga s.s
VD/ Kokaina e shqiptarëve dominon Londrën, rrëfimet: Janë
Episodi për drogën

BRITANI E MADHE- Britanikët thonë se kokaina nga bandat shqiptare ka cilësi të lartë dhe se vëtë shitësit janë korrektë me ‘mallin’ që tregtojnë. Një përdorues Britanik i lëndës narkotike tregon për ViceTV, në kuadër të transmetimit të një një dokumentari që ngre shqetësimin në idhje me krimin e organizuar se kokainën që përdor e merr nga shqiptarë.

Britaniku tha se kishte një diferencim shumë të madh mes bashkëpuntorëve shqiptarë që shpërndanin kokainë e të tjerëve. Ai tha se ‘malli’ i shqiptarëve është më cilësor se malli që kanë shpërndarësit e tjerë dhe se tek ata nuk blejnë vetëm londinezët e pasur. Gjithashtu. Londinezi që në video shfaqet me fytrë të mbuluar tha se bandat e kanë zgjeruar territorin e tyre kaq shpejt, saqë u është dashur të rekrutojnë adoleshentë për të lëvizur produktin e tyre nëpër periferi.

“Porosia vjen brenda 25 minutash. Unë kam një shok shqiptar ku tek ai marr mallin dhe se ata kanë cilësi të mirë dhe korrektësi,”- tha përdoruesi.

Njëri prej tyre tha se me këtë punë është marrë vetëm për arsye që të ndihmonte mamanë e tij për të paguar qeranë e shtëpisë dhe për të rregulluar disa gjëra jetësore, por u tërhoqa zvarrë nga disa shqiptarë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VICE (@vice)

Njëri prej tyre, tregon se është marrë me këtë ‘biznes’ për të ndihmuar mamanë e tij për të paguar qeranë e shtëpisë dhe për të rregulluar disa gjëra jetësore.

“Unë isha 13 ose 15 vjeç, dhe hyra në kë punë për të ndihmuar mamanë time për të paguar qeranë e shtëpisë dhe për të rregulluar disa gjëra jetësore. U tërhoqa zvarrë nga disa shqiptarë,”- shton ai.

“Bandat shqiptare janë gjithmonë të gatshëm 24/7 për këtë gjë, ju thjeshtë mund tu jepni atyre adresën e banimit ose vendodhjen se ku mund të jeni për momentin dhe jua sjellin menjëherë. Është njësoj si shpëjtësia e korrierit të McDonald, por vetëm se këta sjellin drogë,”- tregon një tjetër.

shqiptaret ne londer

Sondazh

Poll