Bota

Protestat në Shkup, Kovaçevski: “Lojëra” të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që fshihen pas popullit

Në një postim në Facebook, Kovaçevski ka thënë se i dënon ashpër ngjarjet dhe incidentet e djeshme ku për fat të mirë nuk rezultuan fatale për qytetarët dhe policinë.

7 Korrik 2022, 15:18 Nga d.a.
Protestat në Shkup, Kovaçevski: “Lojëra” të
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka komentuar ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme gjatë protestave në Shkup.

Në një postim në Facebook, Kovaçevski ka thënë se i dënon ashpër ngjarjet dhe incidentet e djeshme ku për fat të mirë nuk rezultuan fatale për qytetarët dhe policinë.

Kovaçevski ka thënë se asnjë revoltë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve të zjarrit nga civilët, gjuajtjet me gurë, dëmtimin e pronave të qeverisë, cenimin e jetës.

Urrejtja dhe dhuna nuk ishin zgjidhja dhe nuk do të jenë kurrë zgjidhje për asgjë. Nga zhvillimet e fundit, sjellja huligane në rrugë ka vetëm një humbës, e ai është Republika e Maqedonisë së Veriut. U bëj thirrje aktorëve politikë që të mos i përfshijnë qytetarët në protesta të dhunshme, duke u dhënë premtime të rreme. Skenarët e tillë tashmë janë të njohur për të gjithë ne. Dje pamë një shembull të tmerrshëm politikanësh që kishin një tendencë të pakapërcyeshme për të luajtur rolin e viktimës, për shkak të dëshirës së madhe për pushtet. “Lojëra” të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që fshihen pas popullit. Një ditë i inkurajojnë në radikalizëm, ditën tjetër tërhiqen dhe distancohen nga qytetarët që më parë i manipuluan. Dua t’u them atyre – skenat e përgjakshme në legjislaturë, në rrugët anembanë vendit, janë një epokë e kaluar që është pas nesh dhe në të cilën nuk do të lejoj kurrë të kthehemi”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, nga koalicioni LSDM dhe BDI.

dimitar kovaçevski propozimi francez

Sondazh

Poll