Aktualitet

Zjarr në Fier, rrezikohen antenat televizive dhe celulare në Peshtan të Madh

Nga zjarri rrezikohen antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.

7 Korrik 2022, 16:24 Nga k.m.
Zjarr në Fier, rrezikohen antenat televizive dhe celulare në Peshtan
Foto ilustruese

FIER- Një sipërfaqe toke me ullishte dhe pisha disa vjeçare është përfshirë nga zjarri në kodrat e Peshtanit të Madh në Fier, e po ashtu edhe pranë varrezave të vjetra të fshatit. Nga zjarri rrezikohen antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.

Ndërkohë që në vendngjarje policia dhe zjarrfikësja po lufton të shuajë flakët. Përhapja e flakëve ndihmohet edhe nga era e fortë. Deri më tani raporohet se zjarrfikësit po luftojnë me mjete rrethanore sepse terreni shumë i thyer, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët e zonave përreth.

zjarr ne fier fier

Sondazh

Poll